2015-03-05 12:48:00

Kishat Evropiane mbi lirinë e shprehjes e të ndërgjegjes


15 episkopate kombëtare janë mbledhur që dje e deri nesër në Bratislavë të Sllovakisë për Takimin e dytë evropian të këshilltarëve juridikë kishtarë. I organizuar nga Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, konferenca ka në qendër temën e lirisë, që po diskutohet në dy aspekte: liria e shprehjes dhe e drejta e kundërshtimit për hir të ndërgjegjes. Në sferën publike, pohoi kryeipeshkvi i Bratislavës, imzot Stanislav Zvolensky, bëhet gjithnjë e më e vështirë të veprosh sipas fesë, duke respektuar antropologjinë e krishterë. Parimi i kundërshtimit për shkak të ndërgjegjes është në rrezik në sektorë si puna, shëndetësia e shërbimet. Pikërisht sot paradite, në takim u diskutua për këtë, duke u përqendruar në fushën e mjekësisë. Pasdite, pjesëmarrësist vizituan Agjencinë evropiane për të drejtat themelore dhe takuan Misionin e përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë OSBE-së. Nesër do të flitet për mbrojten dhe kufizimet e lirisë së shprehjes, si edhe do të reflektohet për sfidat e Kishës, sipas fjalimeve të Papës Françesku në Parlamentin Evropian e në Këshillin e Evropës.








All the contents on this site are copyrighted ©.