2015-03-03 15:49:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Vullneti i Atit!


 Vijojmë rubrikën “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, duke shfletuar librin ndihmës, që na e dhuroi vetë Françesku për udhën tonë kreshmore. Ndalohemi tek porosia: “Bëni vullnetin e Zotit!”. Vullnet hyjnor, jo njerëzor. Prandaj duhet të lutemi, që Zoti të na japë dëshirë ta bëjmë vullnetin e Tij. Të lutemi, për ta njohur vullnetin e Zotit për vete. Për jetën tonë. Për vendimet, që duhet të marrim tani… Për mënyrën, si duhet t’i zgjidhim problemet…Për një mori sendesh, me të cilat jeta është plot e përplot. E kur ta kemi njohur vullnetin e Zotit, të lutemi edhe një herë, të tretën: për ta bërë! Për ta përmbushur këtë vullnet, që nuk është yni, është vullneti i Tij. Gjë jo e lehtë, kjo përmbushje. Na e kujton Ungjilli:

 “Jo secili që më thotë: ‘O Zot, o Zot!’ do të hyjë në Mbretërinë e qiellit, por ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell” (Mt 7,21).








All the contents on this site are copyrighted ©.