2015-03-03 15:20:00

Papa, programi i shtegtimit në Pompei e Napoli


Program tejet i ngarkuar me veprimtari, ky i vizitës së Papës, më 21 mars, në Pompei e Napoli. Françesku do të niset nga Vatikani në orën 7 të mëngjesit e, pas një ore, do të zbresë me helikopter në Shenjtëroren e Pompeit, ku do të gjunjëzohet menjëherë në lutje.  

Me njerëzit e Scampia-s

 Në orën 9, pastaj, do të shkojë në lagjen napoletane të Scampia-s për t’u takuar me popullsinë  dhe me kategori të ndryshme shoqërore, në Sheshin  Gjon Pali II. Në gjysmë të paradites, bashkëkremtimi në Sheshin e Plebishitit, në qendër të Napolit.


 Përqafimi me të burgosurit

Në këtë vizitë ka vend edhe për takimin me botën e të përjashtuarve: në orën 13 Papa do të shkojë në burgun “Giuseppe Salvia”, në Poggioreale, ku do të drekojë me të burgosurit.

Pasdite, nderimi i Relikeve të Shën Gjenarit dhe takimi me klerin, rregulltarët e diakonët e përhershëm, në Katedrale. Në orën 16.15  Papa do të jetë mes të sëmurëve, në Bazilikën e Jezusit e, në orën 17, mes të rinjve, në shëtitoren bregdetare Caracciolo. Rreth orës 18.00, nisja për Vatikan.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.