2015-03-02 16:21:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. “Rregulla e artë”


Vijojmë shfletimin e  librit ndihmës, dhuruar nga Papa besimtarëve, si mbështetje për Kreshëm. Në kapakun e tij lexojmë porosinë: “Ruaje zemrën!”: në rubrikën tonë kreshmore i shtuam shprehjen: “me Papën, drejt Pashkëve”. E vetëm pak ditë më parë Papa na kujtoi se “njeriu është i aftë të bëjë mirë, e shumë, por edhe të rrënojë. Mund të shkatërrojë gjëra të vogla e të mëdha, deri në gjirin e familjes: të shkatërrojë fëmijët, duke mos i lënë të rriten me liri, duke mos i ndihmuar të zhvillohen mirë; t’i asgjësojë fëmijët. E kemi këtë aftësi, e për këtë, pohoi, duhet medituar vazhdimisht, duhet të lutemi, të ballafaqohemi me njëri-tjetrin, të ndjekim “rregullën e artë” për të mos rënë në kënetën e shpirtligësisë, që rrënon gjithçka”. Na propozon, prandaj, të  shfletojmë sot Ungjillin e Mateut, të lexojmë Rregullën e Artë e edhe t’i kushtojmë së paku disa minuta meditimi:

 “Gjithçka dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, bëjuani edhe ju atyre! Ja, vërtet Ligji e Profetët!”(Mt 7,12)

 








All the contents on this site are copyrighted ©.