2015-03-02 13:42:00

Moska në manifestim për të kujtuar Nemtsov


Në duar parrulla ku shkruhej “Unë nuk kam frikë”; në rrugë, mijëra rusë (70 mijë për organizatorët, 16 mijë për autoritetet), që marrshuan në Moskë për të kujtuar liderin e opozitës liberale, Boris Nemtsov, vrarë natën e së premtes, pak hapa nga Kremlini. “Heronjtë nuk vdesin”, “Ato plumba janë për secilin prej nesh”, “Vdiq për të ardhmen tonë”: këto frazat, pështyrë në fytyrë qeverisë së presidentit Putin, ndërsa trotuari ku ra Nemtsov shndërrohej në fushë me lule. Të pranishëm, të gjithë krerët e opozitës, në krye edhe të kortezheve të tjera në Shën Pjetërburg, Kaliningrad, Voronezh, Nizhnij Novgorod.

         Policia vijon të shohë videot e të pyesë dëshmitarët. 3 milion rubla, rreth 48 mijë euro, për atë, që jep informacione të rëndësishme. Vetë Putin premton t’i çojë përgjegjësit para gjyqit. E fejuara ukrainase e Netmsov, i cili pati kritikuar disa herë presidentin Putin pikërisht për qëndrimin ndaj Ukrainës, mbahet nën vëzhgim. Së shpejti, do të publikohet një identikit i vrasësit, por  makina e bardhë, me të cilën u largua, akoma nuk është gjetur. Ky episod ka të gjitha karakteristikat e atentatit politik, por nuk përjashtohet as pista e radikalizmit islamik, meqë Nemtsov ishte hebre praktikant. 








All the contents on this site are copyrighted ©.