Vijojmë rubrikën “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Emisioni i sotëm titullohet: “Mos Gjykoni!” .Sa e sa herë Papa na e ka përsëritur këtë urdhër ungjillor. Në Meshën e 29 janarit të kaluar, duke komentuar Letrën drejtuar Hebrenjve, kujtoi një këshillë praktike shumë të rëndësishme: “Nuk duhet t’i braktisim takimet tona, siç e kanë zakon të bëjnë disa”. Kjo ndodh kur ne jemi në ndonjë takim, në famulli, në grup, e nisim t’i gjykojmë të tjerët. Ndjehet një lloj përbuzjeje ndaj të tjerëve. E kjo nuk është porta, nuk është rruga e re, e gjallë, që Zoti e hapi, e përuroi… Përkundrazi, është gabim shumë i rëndë.
E pikërisht këtë na e kujton Mateu në Ungjillin e tij (Mt. 7,1-2):
1 “Mos gjykoni, që të mos gjykoheni! 2 Sepse me çfarë gjykimi të gjykoni, me atë do të gjykoheni! E me atë masë që matni, me atë edhe juve do t’ju matet”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |