2015-02-27 18:58:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve


Titullohet “Mblidhni thesare në qiell” meditimi i katërt i rubrikës “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, mbështetur mbi librin ndihmës, dhuratë e Atit të Shenjtë   për përgatitjen shpirtërore në këtë kohë Kreshmësh. Fjala “thesar” na kujton menjëherë vlera materiale, para, ar, stoli, sende të çmuara, grumbulluar nga lakmia njerëzore mbi tokë. Që askush nuk mundi t’i marrë me vete, atje ku shkoi pas vdekjes. E megjithatë, njeriu i gjallë vijon të grumbullojë e, si grumbullon, aty e ka edhe zemrën. Po Zoti flet për një thesar tjetër. Na e kujton Ungjilli sipas Mateut, në kapitullin e VI (Mt 6,19-21):

 19 “Mos grumbulloni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit birojnë muret e vjedhin! 20 Mblidhni për vete visare në qiell, ku s’brejnë as tenja as ndryshku e ku vjedhësit nuk birojnë mure as nuk vjedhin. 21 Sepse, ku është thesari yt, aty do të jetë edhe zemra jote”.

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.