2015-02-26 15:10:00

Siri: rreth 3000 të krishterë asirë dhe kaldeas ikin nga Isis


Rritet shqetësimi i bashkësisë ndërkombëtare për fatin e rreth 220 të krishterëve, marrë peng në Siri nga milicët e Shtetit Islamik e transferuar në një vend të panjohur. Sekuestrim, që zgjoi edhe OKB-në, e cila e dënoi ashpër aktin. Nga ana tjetër, mëse 3 mijë të krishterë asirë dhe kaldeas ikin nga shtëpitë e tyre për të mos rënë në duart e terroristëve. E dje, integralistët rrëmbyen edhe mëse 100 anëtarë të një klani fisnor në lindje të Tikritit, ndër të cilët 9 fëmijë. Vazhdojnë ndërkaq, sulmet ajrore të koalicionit kundër kështjellave të Isis-it, me mbështetjen ushtarake të peshmergëve kurdë, në radhët e të cilëve ka edhe të krishterë.

         Zhvendosja e trupave të Isis-it në zona të tjera të Sirisë e të Irakut është pasojë e tërheqjes së kalifatit nga Kobane e nga vende të tjera, bombarduar nga koalicioni ndërkombëtar. Peshmergët kurdë fillojnë të arrijnë disa suksese si prerjen e rrugëve të lidhjes ndërmjet Sirisë e Irakut, ndërsa shtohen zërat për një ofensivë të madhe, në pranverë, për rimarrjen e Mosulit, qendra kryesore e kalifatit dhe qyteti i dytë i Irakut. Ndërkaq, Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry deklaroi se SHBA-të dhe Irani kanë interes të përbashkët për të ndaluar Isis-in.








All the contents on this site are copyrighted ©.