2015-02-26 17:40:00

Ardian Ndreca: hapja e dosjeve një domosdoshmëri


Të hapen apo jo dosjet e sigurimit të shtetit të periudhës komunist? Në mikrofonin tonë flet prof. Ardian Ndreca

Në Shqipëri diskutohet nëse duhen hapur apo jo dosjet e sigurimit të shtetit në periudhën e regjimit komunist. Nuk është hera e parë që gjatë këtyre 24 vjetëve trajtohen kjo çështje delikate dhe shumë e rëndësishme. Mazhoranca kërkon të ndiqet modeli gjermani, të tjerët propozojnë procese dhe modele tjera. Tashmë ka filluar një një proces i konsultimit publik për një projekt që ka kohë që qeveria e Tiranës e ka filluar.  Bëhet fjalë për një projekt që ka nisur me kërkesë të kryeministrit të vendit që prej muajit janar të këtij viti, një proces studimi për të parë rrugët e zgjidhjes së kësaj çështjeje delikate për shumë arsye.

Me profesor Ardian Ndreca, flasim për t’u njohur më shumë rreth kësaj çështje komplekse, që hap shumë pikëpyetje rreth qëllimit të hapjes së dosjeve, se kujt i shërben hapja, se për çfarë dosjesh flitet e në të cilat arkiva, se kush mund të ketë akses e cilat kategori të dosjeve mund të shfletohen, nëse hapja e dosjeve e ndihmon vërtetë ndërgjegjen kolektive të shoqërisë shqiptare që një herë e mirë për ta mbyll të kaluarën e errët që pësoi gjatë diktaturës? Pastaj pyetja tjetër cili model është menduar të ndiqet ? Shqipëria mund t’i kalojë me sukses dy nëpër këtë proces pa rrezikuar rendin shoqëror e procesin demokratik? Aksesi te dokumentet e Sigurimit do të ndihmojnë realisht të ndriçimin e  kësaj pjese të historisë së popullit shqiptar?

Ky proces a mund të jetë një projekt vetëm i qeverisë së Tiranës?  Përveç ligjit që propozon pushteti, Çfarë instrumenti tjetër  duhet për të realizuar këtë proces? Për t’u njohur nga afër me këtë çështje, të dëgjojmë bisedën tonë me Profesor Ardian Ndreca.................








All the contents on this site are copyrighted ©.