Të shtunën e kaluar, 21 shkurt 2015, Ati i Shenjtë Françesku priti në audiencë
private Prefektin e Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Çështjen e Shenjtorëve, kardinalin
Angelo Amato. Gjatë kësaj audience Ati i Shenjtë Bergoglio ka miratuar vendimin pozitiv
të Sesionit Plenar të Kardinajve e Ipeshkvijve, Anëtarë të Kongregatës për Çështjen
e Shenjtorëve, rreth titullin Doktor të Kishës Universale që do t’i jepet Shën Gregorit
nga Narek, meshtar murg, lindur në Andzevatsik (asokohe Armeni, tani Turqi) rreth
vitit 950 e vdekur në Narek (asokohe Armerni, tani Turqi) rreth vitit 1005.
Shën Gregori Narek qe teolog i shquar e njëri ndër poetët më rëndësishëm të letërsisë
armene.
All the contents on this site are copyrighted ©. |