2015-02-24 06:44:00

Ju kumtojmë lajmin e mirë: leximi Ungjillit të Markut 8,31 -38


Me rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë lajmin e mirë”, me priftin shqiptar, dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, kësaj here ndalemi te kreu 8,31 -38. Në këtë pjesë, Jezusi paralajmëron vdekjen e ngjalljen e vet, para apostujve e popullit “Mesisë i duhet të vuajë, të vdes e të ngjallet”. Jezusi nis t’u zbulojë dishepujve mesianitetin e tij të vërtetë:  atë të Krishtit që duhet të vuajë e të vdes. Ai nuk është çlirimtar në kuptimin që e donin judenjët, por Shpëtimtar në kuptimin që e do Hyji.

Krishti “duhet” të përshkojë udhën që e çon deri mbi kryq (rr 31) për ta flijuar jetën e vet për shpëtimin e të gjithëve. Jezusi është Biri njeriut që tashmë ka përqafuar udhën drejt kryqit. Nga ky çast e më tutje, tema e kryqit dhe e ngjalljes janë, në një farë mënyre, tema e vetme e trajtuar, sepse gjithçka sillet rreth saj.

Jezusi është Mesia i vuajtur, i munduar, Shërbëtori i përbuzur i Hyjit, i braktisur prej njerëzve e lëshuar drejt fatit me një vdekje të turpshme (krh Iz 53).

E pasi që ideja që kishin dishepujt për Mesinë është e pamjaftueshme, Jezusi fillon me një mësim të ri, me një dëftim të ri (rr.31-32). Po ta dëgjojmë komentin e dom Marjan Palokës........








All the contents on this site are copyrighted ©.