2015-02-20 18:28:26

Shenjtorët e Javës


E diel më 22 shkurt, Kisha do të kremtojë të dielën e Parë të Kreshmëve, kohës liturgjike që paraprijnë e përgatit shpirtërisht besimtarët për kremtimin e Pashkëve të Jezu Krishtit Zot e Shpëtimtar.
Gjithnjë më 22 shkurt sipas kalendarit liturgjik bie festa e Katedrës së Shën Pjetrit Apostull, që tërheq vëmendjen e mbarë botës katolike mbi figurën e Shën Pjetrit dhe misionin e tij të veçantë që i besoi Krishti.
Të hënën më 23 shkurt, kalendari kujton Shën Polikarpin, ipeshkëv i Smirnës e martir dhe Shën Gjyzepinen Vanini, virgjër.
Të martën më 24 shkurt, kalendari kujton shën Sergjin e Cezaresë, Evecin e Pjetrin, martirë.

Të mërkurën më 25 shkurt, kalendari kujton Nestorin, ipeshkëv të Magjdosit e martir.

Të enjten më 26 shkurt,
kalendari kujton shën Aleksandërin e Aleksandrisë e shën Faustinianin, ipeshkëv i Bolonjës.

Të premten më 27 shkurt, kalendari kujton shën Gabrielin e Zojës së Dhimbshme, rregulltar pasionist , që na kujton se kush shpreson në Zotin, nuk mbetet kurrë i zhgënjyer.

Të shtunën më 28 shkurt, kalendari kujton shën Osvaldin e shën Romanin.

Të diele e ardhshme më 1 mars, Kisha do të kremtojë të dielën e dytë të Krezhmëve.
Liturgji e së dielës na kujton domethënien e thirrjes së Hyjit Atë mbi malin e shndërrimit për ta dëgjuar zërin e të Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit. Dëgjimi i zërit të Zotit, në lutje, është fryt feje e besimi. Në udhëton drejtë Pashkëve, Krishti Ngjallur i dëftohet atij njeriu që e kërkon me zemër të sinqertë
Gjithnjë më 1 mars,
kalendari përkujton shën Feliçin, papë dhe shën Albinin, ipeshkëv i Anzhé.







All the contents on this site are copyrighted ©.