Kujtojmë Atë Anton Harapin, misionarin e madh të fesë e të idealeve kombëtare,
në përvjetorin e vrasjes së tij nga diktatura komuniste, më 20 shkurt 1946. Atë
Anton Harapi si teolog, filozof, sociolog dhe prozator, autor i një “Lahute Malcie”
në prozë, “Andrra e Pretashit”, shpalosi virtytet shqiptare, i bashkëngjiti dhe ato
gjuhësore, që do të përthellohen te veprat tjera si “Vlerë shpirtnore”, “Shqiptari
dhe bota e tij” e “Valë mbi valë”. Problemet dhe mënyra se si ky françeskan i
shtron, stili i vrullshëm, etika e lartë evropiane, apeli për një rimëkëmbje të vlerave
shpirtërore, kulturore, kombëtare të breznive, të kombit e të unitetit, edhe sot e
kësaj dite i japin vlerë aktuale, madje do të shërbenim si një program themelor shoqëror
për të gjithë. Kur komunistet e çonin Atë Anton Harapin çonin drejt pushkatimit,
nuk binte asnjë kambanë e Kishave ku ai kishte kremtuan Meshën e Shdhenjtë e predikuar
Fjalën jetëdhënëse të Zotit, ndërsa udhës ai kujdesej që zhguni rregulltar e meshtarak
që bante, të mos i bëhej me baltë, në shenjë të qëndresës së tij b e fisnikeesnike,
në mbrojtje të idealit për Fe e Atdhè, deri në fund. - Po ti baltë do të bëhesh,
– ate Antonit i tha oficeri komunist i pushkatimit. - Por të shkoj te Zoti, te
vdekja ime, sa më i pastër, sikur isha gjatë jetës, – u përgjigj Frati i Shenjtë.
Njerëzit e mëdhenj mbeten gjithmonë “dritë” që “ndriçojnë” medhndjen e shpirtin tonë,
si martiri i Kishës e Kombit Atë Anton Harapi.
Për një portret të këtij
martiri e intelektuali të veçantë që u pushkatua në moshën 58 vjeçare nga regjimi
i diktaturës komuniste të Tiranës më datën 20 shkurt të vitit 1946 na ofron një françeskan
tjetër, që e kishte njohur kur qe i vogël, atë Daniel Gjeçaj në Parathanjen e librit
të Pater Anton Harapit, “Andrra e Prêtashit” Roma, 1959.
Frati (Pater Anton
Harapi) nga Pal Duka (Pater Danjel Gjeçaj )
Hini i vogël
në Kolegjën Françeskane mbasi shijoi atê të Jezuitvet, ku la vëllán e vet, Markun,
të cilin aq fort e deshti. S’e tërhoqën nishanat, qi për zotsi mësimesh i zbukuruen
jelekun nën hijen e Shën Saverit. Desht mâ fort përvujtënit e Fratit pa nám, pa zhurmë.
Nuk i u dhimbtën brakeshat e bardha, mâ të bardha se shkumbët e liqenit, as caruqet
e kuqe, as fesi i purpurtë me tufë qi i mbulonte shpatullat e vogla. La këto dhe veshi
zhgunin e vrashtë, ngjeshi litarin, pranoi kambën zdathë. Mocatarët kolegë të ri,
prituen t’a thërrasin me emën të ligjimit. S’ndigjuen t’i sjellen as me emën të dytë
të fretnimit. E quejtën përherë. “Shirokë”. Ndoq këndimet n’atdhe, nën drejtimin
e Fishtës, nga i cili thithi dashtunin për Provinçë, për popull dhe Komb. Pajisi menden
dhe fisnikoi zemrën me kulturën meshatarake nën udhëheqen e Fretënve Austrijakë të
Tirolit, qi përherë i çmuen Shqiptarët dhe i përkrahën si vëllazën. Atje në Salzburg
e Schwaz “Shiroka” muer dijen, fitoi përpikmenin gjermane, qendresën dhe shpirtin
françeskan. Kthei Meshatár i shortuem me vrullin e shqiptarit dhe peshimin nordik. Në
trollin fretnuer të Shkodrës u ndeshën dy rrymë: grupi i parë me edukatë boshnjake
me Fishtë, Bardh e Gjeçov; grupi i dytë me kulturë austrijake me Prenush, Harap, Rrotë
e Gjokë. S’u përpin ndër vedi – si e kanë dokoe lumejt e rrëmbyeshëm – të cilvet u
gjasuen në veprim U pëzien përkueshëm në tallaze të përbashkta veprimtarije si valët
e këthiellta të Cemit me ujin e Moraçës në Liqenin e Shkodrës. Vjetin 1910 Gaspri
i Loros e i Çiles âsht Atë Anton, Shiroka frat, frati apostull. I lëshojnë në dorë
rinín françeskane. U ep mësim fëmijëvet të qytetit të Shkodrës. Rrethimi i Shkodrës
(Tetuer, 1912 – Prill, 1913) e xên në Kuvendin e Arrës së Madhe, m’anë qytetit. Banesa
fretnore kthehet në strehim qytetarësh dhe sofër nevojtarësh. Ûja ngushton banorët.
Këlkazat mbarohen. Zhduket burdullaku aravet. Koret, purrijt e gjarpnit dhe tharbcat
bâhen ushqim i kërkuem. Pak-kushit i del të turbullojë ujët e vluem me krunde. Në
gjashtë muejë qendrese mishi i kualve, këthye në stërvina nga topat malazezë dhe heroizmi
Hasan-Rizajan, kërkohet si meze. Fretënt më ketë rasë e me ta atë Antoni, diftohen
çmos kurr, Fretën. Aleksandër Manzoni në romanin e vet “Të Fejuemët” shprehet,
“ Françeskanët janë si deti qi merr ujë prej lumejvet dhe të njajtin ujë u a kthen”.
Françesku i Assisi-t në vorfëní qi zgjodhi për bashkëshorte jetet, u pat premtue bijvet
të vet t’ardhëshëm: “Me nji bukë, nga e cila tri hise ka për t’i hangër bota, nji
hise kanë për t’a pasun ndjeksit e mij”. Te dera e kuvendit rrâjshin përditë të
vorfën. Merrshin nji kupëz çorbë nga ajo qi Fretënt pregatitshin për vedi. Kazani
ishte përherë i njajtë: numri i miqvet ditë më tjetër. Puna merr hapët dhe ndihma
e Françeskajëvet gjikohet propagandë politike. Kishim mbetë pa gjâ – rrëfen mâ
vonë Harapi – dhe s’dijshim se si do t’u përgjegjëshim të vorfënvet ne e nesre. Aq
mâ pak kuptojshim se shka bluejshin auktoritetet ushtarake për né Bâmë si bâmë dhe
atë ditë turbulluem ujët e kazanit me nji grusht miellë dhe kështu kondenuem t’unshëmit.
Ndër ta, pa dijenin tonë, paskena pa’ pasë edhe dy zyrtarë të huej, të veshun “tevdil”.
Na, si gjithmonë, bashkë me gjellë dajshim ngushllimin e zemër, epshim, dér ku mujshim,
qendresë e uzdajë kristjane. Në muzgun e natës na troklen dera e kuvendi. Dy të panjoftun
na paraqesin papritmas nji dhantí të çuditëshme: dy thashë miell. “Jemi informue –
shtojën ata – se Françeskajët s’bâjnë politikë, por e duen popullin dhe u ndihmojnë
të vorfënvet. Këjo âsht vepra mâ e madhja humanitare dhe dashtunija e krishtenë”.
Ishin dy të vobekët hetues të mjesditës para. Në pranverë të vjetit 1916 malet
e Veriut e sidomos Bjeshkët e Dukagjinit i shkreton kolera. Këputen halët legjendare
të Kukelave vigâj. Rrëzohen fatozat e viseve mâ shqiptare. Shuhen familje dhe dalin
troje nën vnerin e lëngatës përbindëshe. Armët e banorëvet malorë jesin shkret ndër
kûja dhe grát fisnike në xhubleta i vjerrin, tepricën, ndër rrêma të thát të lisave
mrizorë. Ûja shterrë syt e njomë të fëmijëvet dhe logjet e burravet e oborret e kullavet
e mrizet e gurravet mbulohen me të dekun. Vetëm rregjistri i Kishës së Shalës shênjon
nga Prilli deri në vjeshtë 575 të vdekun prej koleret. Atë Antoni, në mâ tëmirën
moshë të jetës hin vullndetisht ndër të koleruem. Harron se lëngata âsht nëgjitse
dhe se këjo hapet porsi helmi i gjarpnit në trupin e njomë t’atij qi e xên. Shpërvjelë
zhgunin dhe s’topitet t’u çojë të mbramin ngushllim të Fés atyne, të cilt njerzimi
e deri të vetët i përbuzshin. Nuk i trembet dekës as s’e frigon flija e bashkëvëllaut
t‘Urdhënit, Atë Rrok Vataj-t, qi rrëxohet, 31 vjetësh, në shërbim të koleruemëvet
(Këlmend, 4 Gusht 1916). Théth, Ndërlysaj, Kaprré, Gimaj, Lekaj e Curraj âsht lâma
e veprimit veruer të Harapit. Vetëm kush i njef këto vende mund të gjikojë se sa mundëshme
dhe e hapët qe fusha e apostullimit. Ai vetë kallxon: “Çoheshim ne natë. Nga qela
e Thethit ndiqshem planin e paracaktuem t’udhtimit. Trokllojshem ndër dyerë, gjysë
të çeluna, të kullave e kasollave të gjâs prej kah dilte nji taft trupnesh në zhgatrrim,
jetësh në rektim. Gjamët hove-hove, si t’ardhuna nga nëndheu, më grishëshin të hijshem
mbrendë. Ropt e shpis, endè të paprekun nga sëmundja, përkundra, më bërtitshin: “O
Zotni, për hatër të Zotit, mos e kalò prakun e derës se po përlyhësh!” S’veshtrojshem
shka më thojshin ata. Zoti më kishtë tretë çdo frigë. Nji gëzim qi s’mund të shprehet,
por qi në të tilla rasa provohet, më gufonte në zemër. Buzë qi nemzi luejshin, zâje
qi nemzi ndigjoheshin, krahë të mbytun në prrocka vëneri, drejtoheshin kah un. “I
bekue, mirë se të ka pru Zoti! Vetëm ti në tanë botën nuk na harron në ketë ças. Ku
hin ti, hin Zoti. Deshirojmë të pajtohemi me Lumnin dhe të rehatojmë shpirtin”. Shpesh
pak mbrapa më përhiqshin ndër duerë të lum e të qetët. Ç ngushullim! Dy muejë shërbimi
më kaluen si era, plot mundë, plot ngushllime, plot gëzim. Rrallë kthejshem të qela
qendër – në Thèth – për të pushue. Trupi njimend shlodhej, por zemra më terhiqte te
të sëmundët. Këjo qe koha mâ e bukra e jetës seme – përfundonte kallximin Frati”. Vjetin
1918 Harapin e gjejmë famullitár në Grudë. Ndër banorët e Cemit, mjes urtís e burrnís,
në grumbullin e virtyteve thjeshtë shqiptare, del në shesh nji fëtyrë dalluese e kombit:
Frati. Në 1924 ndërron formë qeverija (24 Dhetuer). Burgjet e qytetit të Shkdrës
tërnojnë banorë. Dalin nji palë: xevendsohen me tjerë. Ndër ta s’mungon zhguni. Nën
zhgun Atë Palaj, Atë Harapi e tjerë. Edhe këtu buzëqeshun e i qetët si ai “n’zemër
të cilit nuk randojnë punë të liga”. Jemi në vjeshtë të vjetit 1926. Dukagjini
nisë kryengritjen. Bien postat e vendit, dorzohet nënprefektura e Kodër-Shën Gjergj.
Pushkatarët dynden si lumi i Kirit mbas shinavet të stinës dhe bienë në Drishtë, pranë
kalás së Lekës. Dridhen ledhet e të Dukagjinasit para bijvet të vet t’idhnuem. Ura
e Mesit, me harqe venecjane të cilat nuk u dërmoi moti, luhatet shrregull. Merret
komanda e Shtojt, Burrnija, qi me luftë âsht strategji e keqe, ndërron fatin e fituesavet.
Malsorët thehen. Burra, grá, pleq e fëmijë shtërngohen ndër pranga nga forcat qeveritare.
Shën Nëkolli e Krishtlindja i xanë zdeshë, pa votër, pa zjarm, pa berrin e qirin e
festës, pa kashatën e gojës. Atë Antoni bashkë me sivëllazënt e vet nisë fushatën
e ndihmavet. Trokilon ndër dyerët bujare të Shkodrës e në dyqanet e qytetit. Gjen
zemra fisnike. Të burgosunt pajisen me zjarm, me petka e deri me dyllë feste. Qiri
trashigimtár u shëndritë të ngujuemvet fëtyrën e zbét dhe u ngjall shpirtin e ngushtuem.
Urojnë Shêjtin e fisit, Krishtin e lém, motmotin qi ndërron dhe bekojnë Fratin e vet,
qi kurr nuk i harron. Në vjetin 1942 dy bajrakë të Veriut nxêhen keqas për punë
kufinit, Shala, atje në Qafën e Tëthores, shtyn gurin shefitár të bjeshkës n’anë prej
Bogës dhe ngrehë, kundra vullndesës së mbramëvet, elterin e kryqit. Fisi i Kelmendit
preket dhe, në fuqi të Kanunit të Malevet, kërkon arsye. Mbëlidhen në kuvend burrat
e dy´ anëvet. Përpiqen, rropaten, s’kursejnë urtí as squetsí kompromisi. Gjithshkafja
kot. I Shaljani e kishte bâ menden okë t’i a fitonte fisit të vet tokën me gjak. Zhgulen
gurët, piramide, shèjte Kanunit. Hiqet Kryqi natën. Zemrat pezmatohen. Rrâjnë bajraktarë
në zâ për t’a ndreqë çashtjen: Kolë Ndou i Shalës e Lulash Gjeloshi i Shoshit.Ulet
në pleqní Djomendi i Malevet dukagjine, Mark Sadiku i pari i Djelmënís, me kambë fisi
e këshilltarë tjetë, nipa të Pál Dukagjinit. I presin në kuvend burrash Lekët e Malsis
së Madhe me Bajraktarë e Vojvodë të Kelmendit kreshnik. Në kvadrin homerik mungon
nji fëtyrë: Frati, lajmtár paqe e mbrojsë drejtsije. Atë Antoni vrapon nga Shkodra
e atje në bjeshkët e vrashta, kufi dy´ malsish, zbutë mënin e të pezmatuemëvet, kryqzon
armët e kreshnikëvet dhe u dán pleqnin. Zabiti e then kanunin me forcë, por âsht e
jet mâ i vogël se ai; Frati e pezullon ligjin doketár dhe e shndërron atë përse âsht
mâ i madh se vetë ligjëdhansi. Vjetin 1937 Harapi largohet nga Shkodra. Shijon
për herën e fundit jetën famullitare. Në Bajzë të Kastratit ai shprehë zellin e Meshatarit
të ri, peshimin e Fratit të rrahun. Fshati ndërron faqe. Veprimtarija e tij në pak
kohë dnon ndieshëm analfabetizmin, hjek vese e mëni, shtjen paqë e dashuni. Fëmija
e katundit bâhen mësuesa dokesh së mira. Edhe sot Bazjanët e mbajnë mend atë kohë
dhe e cilsojnë si përjudhën e artë të famullis së vet.
Pjesë nga Parathanja
e librit të Pater Anton Harapit, “Andrra e Prêtashit” Roma, 1959