OKB-ja: zgjidhje politike në Libi. Italia, rol udhëheqës
OKB-ja vendosi të mos ndërhyjë ushtarakisht në Libi. Me këtë vendim përfundoi dje
takimi i Këshillit të sigurimit, që zgjodhi vijën e rrugëzgjidhjes politike, me Italinë,
gati për të marrë rolin udhëheqës në stabilizimine situatës. Në Pallatin e Qelqit,
pra, fitoi vija e butë. Orientimi është t’i lihet më shumë kohë ndërmjetësuesit të
OKB-së, Bernardino Leon. Pikëmbështetje, këto ditë, do të jetë Italia që, ndërmjet
tjerash, premton edhe angazhimin për rehabilitimin e institucioneve libike. Edhe Obama,
i cili udhëhoqi dje, në Shtëpinë e Bardhë, një takim ndërkombëtar të rangut të lartë
kundër ekstremizmit islamik, mendon se forca ushtarake nuk është e mjaftueshme: duhet
kohë, theksoi, por kjo nuk na pengon ta shpartallojmë Is. Ndërsa Egjipti, pas goditjeve
ajrore të këtyre ditëve, që arritën kulmin me sulmin e djeshëm tokësor në Derna, ngulmon
mbi përdorimin e forcës kundër fundamentalistëve të Is, duke kërkuar që, të paktën,
qeverisë së Tripolit t’i hiqet embargoja mbi armët. Kairo kujton mundësinë e pranisë
së kamikazeve në gomonet e emigrantëve, që nisen nga brigjet libike. Kërë rrezik e
kujtojnë edhe mediat e Britanisë së Madhe, ku dje, në aeroportin londinez të Heathrow,
u arrestua një grua e dyshmitë. Tani për tani nuk ka shenja të dukshme, që flasin
për lidhjen e emigracionit me terrorizmin, siguron nga Washingtoni ministri italian
i Punëve të Brendshme, Agelino Alfano.