2015-02-19 17:06:04

Gjon Gazulli në përvjetorin e vdekjes


Më 19 shkurt 1465, ndërroi jetë në Raguze, diplomati e një prej humanistëve më të lashtë shqiptarë, Gjon Gazulli ( Johannes Gasullius 1400 -1465). Gjoni lindi me 1400 në fshatin Gjadër të Zadrimës. Pasi mbaroi Shkollën Humaniste të Shkodrës, shkoi Raguzë e Padova, ku pas pesë vjet studimesh mori titullin "Doktor në Shkencat e Lira". Me 1432 Gjoni kthehet në Raguzë dhe Senati e cakton Ambasador pranë Mbretit të Hungarisë. Raguza e caktoi ambasador në Italinë e Jugut më 1446 për të marrë masa kundër piraterisë së italianëve në detin Adriatik. Nga madhështia që pati, ai jo vetëm që nuk u ndalua në veprimtarinë patriotike shqiptare por edhe ju lehtësua kjo detyrë e lartë. Në Romë në Selinë e Shenjtë Papnore ai u dërgua ambasador i Raguzës por ai atje shtroi edhe problemin e Skënderbeut që të ndihmohej nga Papa. Gjoni qe ndër njerëzit më të ditur të Raguzës, diplomat i shkëlqyer, orator e linguist i madh, matematicien dhe astronom i njohur me veprën e tij “De directionibus...”. Vdiq në moshën 65 vjeçare







All the contents on this site are copyrighted ©.