2015-02-18 12:50:49

Papa Rojes Bregdetare: ju admiroj, edhe pse ka nga ata, që ju akuzojnë


Dje, në orën 19.00, Papa u takua, në Shtëpinë e Shën Martës, me një delegacion të Rojes Bregdetare italiane, që i solli dëshmi të shërbimit në det gjatë operacioneve të vështira në ndihmë të refugjatëve dhe emigrantëve. Pasi dëgjoi përvojën e tyre konkrete, prekëse, emocionuese, u shprehu pjesëmarrjen e vlerësimin për shërbimin e kryer me guxim e përkushtim, në ndihmë të më të varfërve. Takimi zgjati 45 minuta.
Ndërkaq, në qendrën e strehimit të parë në Lampeduzë, me kapacitet prej 400 vendesh, strehohen më se njëmijë vetë. “Prania e terroristëve të Shtetit të vetëshpallur Islamik në brigjet libike, nuk mund ta ndalojë mikpritjen tonë për ata që ikin”, shpjegoi kryetari i Bashkisë i Lampeduzës.










All the contents on this site are copyrighted ©.