2015-02-18 12:50:08

Më fal, o Zot!


O Zot, nuk është e nevojshme që të them se kam gabuar.
Ti e njeh mëkatin tim, e sheh trishtimin tim dhe jetën time të lodhur.
Nuk e kam jetuar fjalën tënde, nuk e kam ruajtur të pastër shpirtin.
U kam bërë keq të tjerëve, jam lidhur me gjërat e kësaj bote.
Por, ti, o Zot, je i mirë dhe unë e thërras mirësinë tënde.
Vetëm ti e di se për çfarë kam nevojë.
Vullneti është i dobët, zemra jo e qëndrueshme,
dhe jo gjithmonë arrit ta shmang mëkatin.
Por s’dua të vazhdoj të jetoj kështu.
Largoje, o Zot, çdo të keqe nga zemra ime.
Mos me largo miqësinë tënde,
dhe më jep prapë gëzimin për të rifilluar.
Të falënderoj, o Zot, sepse më do siç jam,
më pranon deri në fund,
fal gjithmonë çdo mëkat timin. Amen.

Nga "Jeta Liturgjike"







All the contents on this site are copyrighted ©.