2015-02-18 10:19:32

MË DEGJO, O HYJ!


Më paten thenë se ti nuk ekziston
e unë si një idiot, u besova.
Por, një natë më pare
prej fundit të një grope që e kishte hapur një bombe
e pashë qiellin tend.
Papritmas kuptova se më kishin genjyer.
Po të isha munduar të shikoja mirë
gjerat që i ke krijuar ti,
do ta kisha kuptuar menjeherë se njerez të tillë
nuk pranojnë ta quajnë macen mace.
Çudi që më është dashur
të vij ketu, në ketë ferr
që ta gjej kohen per ta shikuar fytyren tende!
Unë të dua, në menyrë të tmerrshme...
ja, ajo që deshiroj dua që ti ta dish.
Pas pak ka per të filluar një betejë e tmerrshme.
Kush e di?
Është e mundur që të vij tek ti edhe sonte.
Nuk kemi qenë shokë të mirë deri tani
e unë e pyes veten, o Zoti im,
a thua ti do të më pritesh te dera.
Shiko: ja se si po qajë!
Pikerisht une unë të qaravitem?
Ah, po të kisha njohur më pare..
Të shkomë! Më duhet të shkoj.
Sa gjë qesharake:
pasi të kam takuar nuk kam më frikë të vdes.
Mirupafshim!

(Lutja e gjetur në çantë shpine të një ushtari të vdekur
më 1944 gjatë Luftes së II-të Boterore, në Montecassino, Itali).







All the contents on this site are copyrighted ©.