2015-02-17 13:20:26

Papa Françesku: Nënë Tereza, Grua e kohës sonë


Sot, në Meshën e mëngjesit kremtuar në Vatikan, duke kujtuar aftësinë e njeriut për të zgjedhur të mirën a të keqen, mbarësinë a mbrapshtinë, Papa Françesku mori si shembull Nënë Terezën. “Grua e madhe te kohës sonë”, e quajti, që diti të zgjedhë si mosksuh rrugën e mirë të Zotit, jo për të rrënuar, por për të ndërtuar; jo për t’i mbytur fëmijët, por për t’i ndihmuar të rriten të lirë e të lum”. Duke vënë në jetë porosinë e Krishtit, që derdhi gjakun për ne, për të na shpëtuar, të gjithëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.