2015-02-17 17:49:17

Kosovë:7-vjetori pavarësisë e vështirësitë e popullsisë


7-vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën një situatë të vështirë shoqërore si reformat ende të pa plotësuara, mangësia domethënëse e një demokracie të mangët, shpesh jo e paanshme ndaj disa elementeve të caktuara, me vlerë, që janë dhe përbëjnë mozaikun vendit. Krahas kësaj, prej vitesh regjistrohet një situatë e rëndë ekonomike, përforcimi i rrymave radikale me ngjyrë fundamentaliste dis-kriminuese, krijimi i një mjedisi jo të sigurt, e kohëve të fundit eksodi apo ikja masive, nga vendlindja drejt vendeve perëndimore, të të gjitha kategorive të popullsisë. Gjithsesi, ky përvjetor është rast i volitshëm për të shënuar, po, arritjet e mëdha historike si liria e pavarësia, por edhe një nxitje për të shqyrtuar me ndërgjegjësim realitetin, e për të bërë të pamundshëm për hapje të shtigjeve të reja shprese, për të gjithë, pa dallim e pa përjashtim të askujt.
Kosova si vend sovran dhe i lirë, para perspektives së integrimeve evropiane e atyre auroatlantike, do të duhej të përqendrohej më parë te demokracia e mirëfilltë, te investimet për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, për t’i bindur banorët të mos e zbrazin vendin, edhe nga kapitali më i madh e i fundit, qytetarët. Vendi, pra, ka nevojë për më shumë dritë, dritë shprese. E në këtë udhë e proces shumë të rëndësishëm, Kosova ka pasur përkrahjen e plotë të vendeve mike, të cilat vazhdojnë t'i qëndrojnë pranë për forcimin e institucioneve demokratike në vend, si dhe për shpejtimin e integrimit të saj në institucionet ndërkombëtare, Pavarësia duhet ndërtuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.