Komunikatë e Kongregatës së Kishave Lindore, në lutje për të krishterët koptë
Anëtarët e Kongregatës për Kishat Lindore, të mbledhur sot paradite në sesionin e
tyre të zakonshëm, në praninë e Fortlumturisë së Tij, Ibrahim Sidrak, patriark kopto-katolik,
bashkojnë zërin me ngushëllimet e Atit të Shenjtë drejtuar Shenjtërisë së Tij Tawadros
dhe mbarë popullit egjiptian në çastin tragjik të vrasjes së 21 besimtarëve kopto-katolikë,
në Libi. Ndërsa ia besojnë Zotit shpirtrat e të vdekurve e luten për ngushëllimin
e familjeve, i drejtojnë Zojës së Bekuar, Mbretëreshë e paqes, lutjen që t’u nxjerrë
nga Zoti hirin e shndërrimit të zemrave të njerëzve të dhunshëm, ta ndihmojë bashkësinë
ndërkombëtare të marrë vendime të urta e t’u dhurojë popujve të Lindjes së Mesme dhe
Ukrainës, pajtimin dhe rikthimin e bashkëjetesës e të paqes afatgjatë.