2015-02-16 18:34:04

Nisi sot shërbimi i berberëve për të varfrit në Sheshin e Shën Pjetrit


Nisi sot shërbimi i berberëve për të pastrehët, në një hapësirë të caktuar për këtë qëllim, nën Kolonatin e Sheshit të Shën Pjetrit. Nisma, organizuar nga Lëmoshtari i Papës, imzot Konrad Krajewski, shoqëron dushet dhe shërbimet e banjove për të varfrit, gjithnjë në Sheshin e Shën Pjetrit, që kanë nisur të funksionojnë prej disa ditësh. Në mjedisin e ri, berberët janë në gatishmëri për t’i qethur e për t’i rruar të pastrehët, që dëshirojnë. Falas, kuptohet. E vullnetarisht! Zgjodhën pikërisht ditën e hënë, sepse ditë pushimi për ta. Ndërsa mbyllin dyqanet e tyre, i hapin për vëllezërit. Për t’u shërbyer çdo të hënë, nga ora 9.00, deri në orën 15.00.








All the contents on this site are copyrighted ©.