2015-02-16 15:03:24

Kopenhagë. Atentatori ishte danez, 22 vjeç


Danimarka vijon të jetë e tronditur rëndë nga sulmi i dyfishtë në Kopenhagë. Kombet e Bashkuara e dënuan gjestin kriminal. Ndërsa policia e vrau atentatorin, që dje qëlloi me armë zjarri si mbi kafenenë, ku mbahej një takim kushtuar Islamit, ashtu edhe mbi një sinagogë, duke vrarë dy vetë e duke plagosur pesë të tjerë. Konfirmohet kombësia daneze e vrasësit, me moshë 22 vjeç, i njohur në mjediset kriminale. Sipas policisë, atentatori ishte i lidhur me radikalizmin islamik e i frymëzuar nga atentati parizian kundër Charlie Hebdo.







All the contents on this site are copyrighted ©.