2015-02-16 14:49:44

Ati i Shenjtë: koptët vriten vetëm pse të krishterë, gjak që bërtet


I vranë, vetëm pse ishin të krishterë: këtë pohoi Papa gjatë një takimi, në Vatikan, me përfaqësues të Kishës së reformuar të Skocisë, nësa kujtonte më se 20 koptët egjiptianë, të vrarë nga xhihadistët e Shtetit Islamik.RealAudioMP3
Duke iu përgjigjur fjalimit të moderatorit të Kishës së Skocisë, Françesku shprehu dhimbjen e thellë për ekzekutimin e të krishterëve koptë: “Thoshin vetëm: ‘Jezus, ndihmomë!’. U vranë vetëm pse ishin të krishterë. Ju, vëlla, kujtuat, gjatë fjalës suaj, atë, që po ndodh në Tokën e Jezusit. Gjaku i vëllezërve tanë të krishterë është dëshmi, që bërtet. Janë katolikë, ortodoksë, koptë, luteranë, kjo nuk ka pikë rëndësie: janë të krishterë! E gjaku është i njëjtë. Gjak, që dëshmon Krishtin. Duke i kujtuar këta vëllezër, që vdiqën vetëm e vetëm për të dëshmuar Krishtin, kërkoj ta inkurajojmë njëri-tjetrin për të ecur përpara me këtë ekumenizëm, ekumenizëm gjaku. Martirët janë të gjithë të krishterë”.
Në fjalën e tij Papa theksoi se është e nevojshme që gjithë të krishterët të angazhohen së bashku në shërbim të Ungjillit e të kauzës së Krishtit, duke kujtuar, në vijim, kontributin e Skocisë për përhapjen e krishterimit dhe dëshminë e të krishterëve të sotëm skocezë, bazë për forma të reja bashkëpunimi dhe dëshmie të përbashkët:
“Vetëm duke bashkuar forcat, theksoi, mund t’i shërbejmë si duhet familjes njerëzore e ta përhapim dritën e Krishtit deri në skajet më të errta të zemrave e të botës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.