2015-02-15 17:41:51

Danimarkë: dy të vdekur në Kopenhagë, sulmohet kuvendimi kushtuar islamit dhe Sinagoga


Dy të vdekur e pesë të plagosur, ndërmjet të cilëve, dy policë, të plagosur njëri në krah, tjetri në këmbë: ky është bilanci i dyfishtë i djeshëm, në Kopenhagë të Danimarkës, ku pasdite u sulmua një kafene, në të cilën mbahej një kuvëndim kushtuar lirisë së shprehjes e blasfemisë, e, natën, sinagoga. Vendi është në gjendje të plotë alarmi, përballë këtyre akteve terroriste.Kështu fantazma e terrorizimit nisi të endet edhe mbi Danimarkën, deri më sot, një nga vendet më të qeta të Evropës. Pas një nate në ndjekje të autorëve, policia njoftoi se arriti të vrasë një të ri, që mendohet të jetë arab e autor i të dy antentateve. “Do ta mbrojmë demokracinë tonë e nëse sulmohet bashkësia hebraike, do të thotë se është goditur mbarë kombi ynë”- komentoi kryeministri danez, Helle Thorning-Schmidt. Nuk e dimë pse, por me sa duket, duan ta godasin lirinë tonë. Nuk është ndeshje ndërmjet Islamit e Perëndimit, ndërmjet myslimanëve e jo myslimanëve, pohoi, e pas tij edhe reagimi i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, që deklaroi: “Askush nuk mund ta frikësojë Evropën”. I menjëhershëm, solidariteti i presidentit izraelit, Netanyahu, që i ftoi hebrenjtë e Evropës: “Mos harroni, Izraeli është shtëpia juaj”.








All the contents on this site are copyrighted ©.