2015-02-13 12:42:04

Muzeu dioqezan në Sapë një dëshmi e vlerave të përjetshme


Dioqeza e Sapës, në kohën e festës së Krishtlindjes dhe ato të fund vitit 2014 organizoi me Miqtë e Zadrimës, tashmë të pagëzuar në “Miqtë e Sapës” një takim, që ka nisur para 10 vitesh, për të çuar përpara disa projekte në fushën e edukimin dhe zhvillimit të kësaj dioqeze të lashtë, posaçërisht në fushën e vreshtarisë, ullishtës dhe blegtorisë. Me rastin e këtij takimi, mes tjerash, u inaugurua edhe Muzeu Dioqezan i Sapës, i pari i këtij lloji në Shqipëri, të paktën në rangun kishtar.
Ipeshkvi i dioqezës së lashtë shqiptare të Sapës, Imzot Lucjan Avgustini e cilëson këtë muze, si “një muze simbolik të vogël por që flet shumë dhe mbart vlera të mëdha historike kombëtare e kishtare”. RealAudioMP3 Sipas ipeshkvi të Sapës, “gjërat e bukura dhe me vlerë duhet të vihen në pah, për të mirën e të gjithëve dhe jo të mbahen të mbyllura në sirtar. Shpresoj – shton ai - që kjo nismë e cila është e para në Dioqezën tonë, të shumohet edhe në dioqezat e tjera dhe në zemrat e njerëzve, e të dimë të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për dëshminë e kulturës duke lënë gjurmë, dhe për të shkruar faqe e rëndësishme të historisë sonë nëpërmjet objekteve apo gjërave që kanë të bëjnë me traditën, kulturën e popullit dhe vendit tonë”, përfundoi ipeshkvi.
Mbi idenë e krijimit të këtij muzeu dioqezan dhe përmbajtjen me sende e dëshmi të rëndësishme historike, nga e kaluara e lashtë deri te ajo e kohëve të fundit, siç është periudha e persekutimit nën diktaturën ateiste e tjera, më hollësisht në mikrofonin e Radio Vatikanit flasim me ipeshkvin e vendit, imzot Lucjan Avgustini......RealAudioMP3

Muzeu dioqezan i Sapës është me vlera të veçanta e përmban sende dhe objekte kishtare dhe arkeologjike të gjetura, të mbledhura dhe të ruajtura ndër vite. Ndër më të veçantat janë:

Një vend i veçantë iu është rezervuar edhe martirëve të Kishës Katolike në Shqipëri e shoqëruar me hartën e burgjeve dhe kampeve famëkeqe gjatë diktaturës komuniste. Por në këtë muze nuk mund të mos mungonte gjithashtu edhe këndi kushtuar vizitës së Atit të Shenjtë Papa Françeskut në Tiranë si dhe një pjesë e dëshmisë së të mbijetuarës së komunizmit, motrës Stigmatine, Marie Kaleta.







All the contents on this site are copyrighted ©.