2015-02-13 14:33:00

Kardinali Lacroix: Kuria Romake nuk duhet të jetë doganë, por shërbim ndaj misionit të Kishës


Reforma e Kuries Romake, tha dje Papa Françesku duke hapur Koncistorin, duhet të jetë burim i një harmonie gjithnjë më të madhe në punën e dikastereve dhe të zyrave të ndryshme, për të realizuar, kështu, një bashkëpunim më të frytshëm në transparencën absolute, që krijon sinodalitetin dhe kolegjialitetin e vërtetë. Reforma nuk është qëllim në vetvete. Është mjet, për të dhënë një dëshmi të fortë të krishterë; për të favorizuar një ungjillëzim më të suksesshëm; për të promovuar një shpirt më të frytshëm ekumenik: për të inkurajuar një dialog më konstruktiv me të gjithë”. Për reformën e Kuries, të dëgjojmë kardinalin Gérald Cyprien Lacroix, kryeipeshkëv i Québec, në Kanada, në mikrofonin tonë: RealAudioMP3

Përgjigje: - Dans les congrégations, avant le Conclave...
Në Kongregacionet, para Konklavit, ndjehej një dëshirë e madhe për reformë. Papa po i përgjigjet kësaj dëshire. E kardinajtë shikojnë sesi Ati i Shenjtë e ka marrë seriozisht parasysh këtë kërkesë e po punon me Këshillin e nëntë kardinajve, por edhe në mënyrë më të zgjeruar. Po këshillohet me shumë krerë dikasteresh, që i japin mendimin e tyre, e edhe me njerëz të tjerë.

Pyetje: - Cili duhet të jetë identiteti i Kuries Romake?

Përgjigje: - Une identité de service. D’abord, service au Saint-Père

Identitet shërbimi. Mbi të gjitha, duhet të jetë në shërbim të Atit të Shenjtë për ta ndihmuar në misionin e tij. Por edhe në shërbim të misionit të Kishës universale e të Kishave vendase. Papa mendon se të hysh në Kurien Romake nuk do të thotë se je aty për të kryer një shërbim dogane. Identiteti i Kuries duhet të jetë ta ndihmojë Kishën për të realizuar misionin e saj.

Pyetje: - Nga kjo reformë lindin pyetje, entuziazëm e ndoshta, edhe shqetësime. Ç’ atmosferë ndjehet ndërmjet kardinajve?

Përgjigje: - Je n’ai rien perçu comme inquiétude …
Nuk perceptoj kurrfarë shqetësimi. Por nuk duhet as ta fshehim kokën nën rërë. Çdo reformë shkakton një farë shqetësimi; nganjëherë, madje edhe frikë. Kjo nuk duhet të na çudisë, sepse ndodhemi para një sfide të madhe! Jemi të gjithë katolikë, por vijmë nga të katër anët e botës, me kultura, gjuhë e tradita të ndryshme. E gjithë kjo na pasuron. Pa harruar edhe se jemi përfaqësues të breznive të ndryshme e të shkollave të ndryshme të mendimit. Të mbledhësh gjithë këtë masë njerëzish e të punosh me ta për këtë reformë, që dëshiron Papa e Kisha, duhet parë si diçka shumë kërkuese; gjithsesi, ndryshimi është i nevojshëm! Kjo na u tha krejt qartë e do të punojmë së bashku për ta realizuar.

Pyetje: - Cila është përparësi për sot?

Përgjigje: - Je sens très fort que le Saint-Père veut que …
E ndjej fort faktin se Papa dëshiron të bëhemi përsëri të besueshëm. Ai ngulmon shumë mbi dëshminë: kërkon një dëshmi me të vërtertë të krishterë. Jo vetëm për ata, që punojnë në këtë fushë, nga pak në të katër anët e botës, por kryesisht për Kurien, për njerëzit, që punojnë këtu, për bashkëpunëtorët më të afërt të Atit të Shenjtë, që duhet, edhe ata, të japin dëshmi të jetës së krishterë. Papa e ka thënë shumë herë këtë. Duhet mundur karrierizmi, etja për pushtet. E Papa dëshiron absolutisht që të mos vihet në rend të parë organizimi, por misioni. Atëherë është shumë e rëndësishme, në këtë reformë, që të jemi më shumë dishepuj misionarë, siç e thekson shpesh Papa e siç e lexojmë edhe në Nxitjen Apostolike Evangelii gaudium.

Pyetje: - Në këtë nxitje Papa kërkon decentralizim të frytshëm..

Përgjigje: - Oui, évidemment. C’est un travail que le Concile Vatican II …
Po. Sigurisht. Kjo punë ka nisur që me Koncilin II të Vatikanit, 50 vjet më parë. Por e dimë edhe se reforma ka nevojë për kohë. Kthesa do kohë. E duhet të vijojë në këtë drejtim. Më duket se kjo, që po jetojmë me Papën Françesku, do të jetë, më në fund, rezultat i punës së madhe të Koncilit II të Vatikanit. Është e qartë se kemi bërë shumë hapa përpara, shumë. Por tani duhet bërë një hap vigan, me dobi të madhe.







All the contents on this site are copyrighted ©.