Benedikti XVI, i pranishëm në Koncistorin për krijimin e 20 kardinajve
Benedikti XVI e priti me kënaqësi ftesën e Françeskut për të marrë pjesë në Koncistorin
e zakonshëm publik, që do të mbahet nesër, në orën 11.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit,
për krijimin e 20 kardinajve të rinj. Papa i nderit mori pjesë edhe në Koncistorin
e 22 shkurtit 2014, për krijimin e 19 kardinajve të rinj. Me atë rast Françesku e
pati përshëndetur me përzemërsi Benediktin i cili, me një gjest përvujtërie, pati
hequr kësulën e bardhë nga koka. Pasoi një përqafim vëllazëror, që u shoqërua me duartrokitje
të stuhishme nga të pranishmit.