2015-02-13 16:23:04

Atë Lombardi: kardinajtë vlerësojnë punën për reformën e Kuries.


“Nuk kam përshtypjen e atmosferës së rikthimit mbrapa, për të rishikuar gjëra, që tashmë janë thënë, edhe pse nuk do të kishte kuptim të flitej akoma për projektin e përgjithshëm, që parashikon decentarlizmin e Kuries Romake, në emër të fuqizimit të saj. Pjesëmarrësve iu duk më e arsyeshme të mendonin si mund të bëhet më mirë e toni i përgjithshëm ishte ai i vlerësimit për punën e kryer, punë e cila tani duhet të vijojë. Zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lombardi, i përmblodhi kështu 40 diskutimet e mbajtura në plenaren e Kolegjit Kardinalor me temë “Reforma e Kuries Romake”, mbi bazën e relacioneve, paraqitur nga Koordinatori e nga Sekretari i Këshillit të nëntë kardinajve, përkatësisht, Oscar Rodriguez Maradiaga dhe Marcello Semeraro.Kardinajtë, sqaron atë Lombardi, u thelluan kryesisht në lidhjen ndërmjet Kuries Romake e Konferencave Ipeshkvnore, duke kujtuar edhe nevojën e koordinimit, që nuk ka të bëjë vetëm me funksionimin e veprimtarive në Vatikan, por që shpreh edhe bashkimin ndërmjet krerëve të dikastereve.
U kujtua edhe nevoja për ndërkombëtarizimin e personelit të Kuries Romake.
Në rendin e ditës së plenares ishin edhe dy risi institucionale të papnisë së Françeskut, i cili tashmë ka vënë në jetë dy propozime të K9, duke i shkëputur nga nga refoma e përgjithme.
Sot ishin të pranishëm 164 kardinaj e seanca, sqaroi atë Lombardi, u hap me referatin shumë të hollësishëm mbi ekonominë, mbajtur nga katër zëra: kardinajtë George Pell, Prefekt i Sekretarisë Ekonomike; Reinhard Marx, kryetar i Këshillit të Ekonomisë; profesor Josephh F.X, Zara, ish-zëvendës-kryetar i Këshillit dhe nga presidenti i Ior, Jean Baptiste De Fransu. Më pas në sallë nisën pyetjet dhe sqarimet e 19 kardinajve, të cilët e vlerësuan lart organizimin e dikastereve ekonomike, aq sa e quajtën “reformë impenjative e shumë e rëndësishme”. “Shikojmë përpara me optimizëm, komentoi De Fransu”, shton atë Lombardi.









All the contents on this site are copyrighted ©.