2015-02-12 17:57:02

Vaji i foshnjës në Meshë, është predikim i Zotit e i jetës!


Fëmijët qajnë. Për arsye të ndryshme. Qajnë nga dhimbja, nga uria, nga kush e di ç’arsye tjetër. Është e vetmja mënyrë për t’u komunikuar të rriturve se kanë nevojë për diçka. Fëmijët qajnë ditën, e edhe më shumë natën. Qajnë në shtëpi, e qajnë edhe në kishë, kur prindërit i marrin me vete, që mbi ta të bjerë bekimi i Zotit. Shumëkush shqetësohet nga ky vaj. E ka edhe nga ata, që duan t’i largojnë nga kisha, pse u prishin qetësinë, u prishin kundrimin, heshtjen e plotë të bisedës me Hyjin.
Po Françesku, më se një herë, kujton se vaji i fëmijëve, është më i bukuri kor i Meshës!
Është tingull gazmor e predikim për jetën!
Vaji i vogëlushëve ia kalon predikimit të meshtarit.
Papës i pëlqen jashtëzakonisht të dëgjojë vajin e foshnjës në Kishë. I duket si këngë. E këngë është ky vaj. Premtim për jetën. Kur qan fëmija në kishë, në meshë, disa veprimtarë të famullisë u afrohen, i lëshojnë një “shëëët” ferishtes e u kërkojnë prindërve ta nxjerrin përjashta, sepse shqetëson besimtarët në lutje e meditim.
Por, a ka lutje më kuptimplote, sesa e qara e foshnjës? Ky himn i jetës? A ka meditim më të thellë, se e qara e foshnjës, që të kujton rikthimin e përhershëm të pranverës në në jetët njerëzore? Jo, fëmija nuk duhet nxjerrë përjashta, duhet të rrijë në Kishë, si mysafiri më i dëshiruar, sepse gugatja e tij është predikim i Zotit, predikim i jetës”.
Këtë na kujton Papa Françesku!








All the contents on this site are copyrighted ©.