2015-02-12 15:51:46

Atë Lombardi: kohë jo të shkurtëra për reformën e Kuries


Drejtuesi i diskutimeve të Kuries, nuk do të jetë figurë e shquar. E tha drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, në takimin kushtuar Këshillit të Kardinajve, që përfundoi dje dhe Koncistorit, që filloi sot paradite. RealAudioMP3
Nuk parashikohen kohë të shkurtra për reformën e Kushtetutës Apostolike Pastor Bonus mbi Kurien Romake. Por, të dëgjojmë vetë atë Federiko Lombardin:

“Nuk mund të thuhet se jemi në horizontet e përfundimit të shpejtë të këtij dokumenti, sepse duhet të fitojë pjekurinë, të finalizohet shumë mirë, edhe në këndvështrimin teologjik e kanonik, e edhe të studiohet në të gjitha hollësitë. Prandaj kohët janë mjaft të gjata.
Nga ana tjetër, kur u hartua Kushtetuta, puna u krye me kujdesin më të madh, duke thirrur edhe kanonistët e teologët.
U fol edhe për krijimin e dy dikastereve të ardhshëm, njëri për laikët, familjen e jetën; tjetri për bamirësinë, drejtësinë e paqen. Që të dy do të përfshijnë disa këshilla papnore. Përjashtohet mundësia që në krye të dikasterit të parë të jetë një laik. Ende për t’u përcaktuar më me hollësi, figura e moderatorit të Kuries, saktësoi atë Lombardi:
“Nuk mendohet për ndonjë figurë plotësuese, por për përfshirjen e kësaj detyre të koordinimit e të moderimit, në detyrat e Sekretarisë së Shetit”.
Rreth 165 kardinaj, të ardhur në Romë dhe dymbëdhjetë diskutime, sot paradite.
Disa pohuan se është e nevojshme të procedohet kolegjialisht në marrjen e vendimeve, të tjerë folën për rolin e laikëve e të formimit të tyre profesional e shpirtëror. Pati edhe nga ata, që kërkuan më shumë lëvizje në radhët e personelit të zyrave të ndryshme të Kuries, ndërsa ndonjë tjetër pohoi se duhen respektuar përgatitja profesionale dhe kompetencat.








All the contents on this site are copyrighted ©.