2015-02-11 14:57:48

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: imzot Júlio Duarte Langa


Imzot Júlio Duarte Langa (Hulio Duarte Langa) ipeshkëv nderi i dioqezës së sotme të Shai-Shai, lindi më 27 tetor 1927, në Mangunze.
Ndoqi studimet një herë në seminarin e Magudes, pastaj në atë të Namaacha-s, në kryedioqezën e asokoshme të Lourenço Marques (sot Maputo).
U shugurua meshtar në katedralen e Lourenço Marques (tani Maputo), më 9 qershor 1957.
Zëvendës-famullitar e më pas famullitar në Misionin e Malaisse-s, u emërua, më pas, Këshilltar dioqezan, anëtar i Këshillit Presbiteral e, së fundi, Mëkëmbës i Përgjithshëm i dioqezës.
Njohës i madh i të folmeve vendase, u kujdes për përkthimin e teksteve të Koncilit II të Vatikanit.
Më 31 maj 1976 Papa Pali VI e emëroi Ipeshkëv të dioqezës së João Belo, e cila nga 1 tetori i të njëjtit vit, e ndërroi emrin në Shai-Shai.
Shugurimin ipeshkvnor e mori më 24 tetor 1976.
Vijoi të shërbejë në dioqezën e Shai-Shai për 28 vjet, duke u bërë ipeshkëv nderi më 24 qershor 2004.












All the contents on this site are copyrighted ©.