2015-02-11 12:28:47

Audienca e përgjithshme: shoqëritë e lodhura nuk duan fëmijë


Fëmijët nuk janë problem i biologjisë riprodhuese, e aq më pak pronë e prindërve. Jo! Fëmijët janë dhuratë. Dhanti. Këtë duhet ta mendojmë mirë. Janë fjalët e Papës, pjesa më e madhe në formë bisede të lirë, jashtë tekstit zyrtar, shqiptuar në audiencën e sotme të përgjithshme, kushtuar pikërisht bijve e bijave. Papa nënvizoi edhe se harmonia ndërmjet breznive të një populli, është burim shprese.
“Më lejoni të rrëmoj në kujtimet e mia, vijoi Françesku, të kujtoj nënën time. Kur ndokush e pyeste: ‘Kë do më shumë nga të pesë fëmijët e tu’, përgjigjej: ‘Janë si pesë gishtrinjtë e dorës, kur ma vrasin këtë, më dhemb; por më dhemb edhe ky tjetri. E kur m’i prekin të pestët, më dhembin të gjithë’. Kështu është edhe familja: si pesë gishtrinjtë e dorës. Fëmijët nuk janë njëlloj, por janë të gjithë bijtë e tu. Fëmija nuk duhet sepse është i bukur, por sepse është yt bir”.
Papa vijoi, kështu, ciklin e katekizmit kushtuar familjes, duke ia kushtuar, sot, figurës së birit.








All the contents on this site are copyrighted ©.