2015-02-09 14:45:35

Reforma e Kuries: mbledhja e tetë e Papës me Këshillin e kardinajve


U mblodh sot paradite, në praninë e Papës Françesku, Këshilli i kardinajve, i ashtuquajturi C-9 (grupi i nëntëshes), i cili po punon për reformën e Kuries. Takimi – i teti i këtij grupi – do të vazhdojë deri më 11 shkurt. Më pas, më 12 e 13 shkurt, në Sallën e Sinodit, do të mblidhet Koncistori i Kolegjit kardinalor.
Të shtunën, në orën 11.00, në Bazilikën e Vatikanit, Ati i Shenjtë do të kryesojë Koncistorin e zakonshëm publik për krijimin e 20 kardinajve të rinj. Në përfundim të ritit, Papa Françesku do të mbajë edhe një Koncistor për shenjtërimin e tri të Lumeve. Të dielën, më 15 shkurt, në orën 10.00, Ati i Shenjtë do të kremtojë meshën me kardinajtë e rinj, në Bazilikën e Shën Pjetrit.








All the contents on this site are copyrighted ©.