2015-02-09 15:13:10

Komandati i ri i Rojeve Zvicerane: Papa nuk ka ndërmend të na shkrijë


Të shtunën e kaluar, Papa emëroi kolonelin Christoph Graf, komandat të ri të Rojeve Papnore Zvicerane. 53 vjeç, i martuar, me dy fëmijë, koloneli Graf kryente detyrën e zëvendës komandantit. Ka hyrë në Rojet Zvicerane në vitin 1987 si alabardier i thjeshtë. Tani i zë vendin komandantit Daniel Anrig, i cili e udhëhoqi këtë Trup ushtarak shumë të dashur për turistët, që vizitojnë Vatikanin, për gjashtë vjet me radhë. Kohët e fundit, disa media kanë folur për mundësinë e shkrirjes së Rojeve Zvicerane, por koloneli Graf e përgënjeshtron lajmin në mikrofonin e Radio Vatikanit:RealAudioMP3

Po, disa gazeta bënë pyetjen nëse do të shkrihej i gjithë Trupi i Rojeve Papnore Zvicerane me largimin e komandantit të vjetër. Mund të them se Ati i Shenjtë interesohet shumë për ne, tregon dashuri e vlerësim e as që e ka ndërmend të marrë ndonjë vendim për shpërndarjen e Rojeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.