2015-02-06 11:09:52

Ilirologut arbanas Stipćević dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”


Akademiku arbanas Aleksandar Stipćević është dekoruar më 3 shkurt 2015 nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ilirologut të njohur me përmasa botërore, arbëreshit nga Arbanasit e Zarës në Kroaci, akademikut dekorata iu dorëzua nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Florjan Nuri dhe Këshilltari i Presidentit për Rajonin, Flamur Gashi. Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të komunitetit shqiptar, si dhe Ambasadorja e Kosovës, Shkëndije Geci-Sherifi dhe mikpritësi, Ambasadori i Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Melo, historiani prof. Zef Mirdita etj. Në ceremoninë zyrtare të dekorimit morën pjesë tre djemtë e profesorit si e zonja Stipćević. Në fjalën e saj, zonja Stipćević tha se “Para dy ditësh e lajmërova në spital Sandrin (Aleksandrin) për dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“, dhe ai me lot në sy më tha: “Sa krenar do të ndihen me mua edhe në Shqipëri, tani arbanasit e mi …” nga 4 Shkurt 2015







All the contents on this site are copyrighted ©.