2015-02-05 15:15:48

Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” bëri Inaugurimin e Vitit Akademik 2014-2015.


Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” bëri Inaugurimin e Vitit Akademik 2014-2015. Përmes kësaj ceremonie dje u bë zyrtarizimi i Vitit Akademik, e me këtë rast u përcjell edhe një Ligjëratme temë didaktike, nga një personalitet ndërkombëtar në fushën e Arsimit. Sivjet Lectio Magistralis u mbajt nga Imzot Angelo Vincenzo Zani, Sekretar i Përgjithshëm për Edukimin Katolik në botë, pranë Selisë së Shenjtë i cili foli mbi temën: "Sfidat e edukimit dhe formimi akademik. Roli i Universitetit Katolik". Në orën 09.00 në Kapelën Universitare u kremtua Mesha e Shenjtë nga Shkëlqesia e Tij, Imzot Angelo Vincenzo Zani, Sekretar i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Edukimin Katolik. Ceremonia zyrtare e Përurimit u mbajt në orën 10.00, në ambientet e Aula Magna-s, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Përshëndet të pranishmit Rektori i Universitetit, Prof. Bruno Giardina, ndërsa Prof. Giardina prezantoi vizionin e tij për të ardhmen e universitetit në katër vitet e mandatit të tij. Një kumtesë tjetër me rëndësi mbi temën: “Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë: historia dhe e ardhmja” u mbajt nga P. Daniele Bertoldi, Presidenti i Fondacionit me të njëjtin emër, që është enti themelues i Universitetit. Kumtesa paraqeti një analizë të thellë të shkuarës së Universitetit që nga krijimi i tij, me qëllim edukimin e vlerave tek të rinjtë, si dhe perspektivën e së ardhmes së këtij Universiteti drejt një Ateneu të ndërkombtarizuar. Në vijim, sipas traditës, Lectio Magistralis nga Imzot Angelo Vincenzo Zani, mbi temën: “Sfidat e Edukimit dhe formimi akademik. Roli i Universitetit Katolik” që ofroi një vështrim të përgjithshëm mbi sfidat aktuale të edukimit dhe formimit akademik të të rinjve, si dhe një analizë të hollësishme mbi rolin e Universitetit Katolik në korpusin universitar botëror.
Në këtë Ceremoni nderuan me praninë e tyre Autoritete të larta fetare dhe shtetërore, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit Imzot Rrok Mirdita; Nunci Apostolik në Shqipëri Sh.T. Imozt Ramiro Moliner Inglès; Zëvendës Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Z. Arbjan Mazniku, Ambasadorë të vendeve fqinje, Rektorë dhe Dekane të universiteteve publike e private të Shqipërisë; Rektore, Dekane dhe Profesorë të Universiteteve partnere italiane. Të pranishëm në Ceremoni dhe studentë të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.