2015-02-05 10:49:58

Me 5 shkurt kalendari kujton Shën Agen


Me 5 shkurt kalendari Kishtar përkujton Shën Agen. Shën Agia lindi në Katania të Italisë në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit III. Rridhte nga një familje fisnike e krishterë. Me kërkesën e saj, ipeshkvi i Katanies i vuri velin e kuq, simbol i virgjërave që ia kishin kushtuar veten Zotit. Por, për fatin e saj të keq, një ditë u takua rastësisht me prokonsullin Kuinxiano, i cili sa e pa, e kërkoi për gua.

Me që ajo nuk pranoi, prokonsulli, i tërbuar nga refuzimi i vajzës, duke përfituar nga vala e martirizimit të të krishterëve, urdhëroi ta torturonin mizorisht. Si e rrahën për vdekje, ia prenë gjinjtë. Prandaj Shenjtorja paraqitet kështu edhe në ikonografi. Në vitin 250, kur u martirizua, ishte vetëm 13 vjeçe.

Shën Agia është Pajtore e Katanies, ku banorët vijojnë t’i drejtohen për ndërmjetësim sa herë rrezikohen nga shpërthimi i vullkanit Etna.
Emrin e saj, që në shqip ka marrë edhe trajtat Agetinë e Agi, e mbajnë shumë vajza katolike të trojeve shqiptare.







All the contents on this site are copyrighted ©.