Isis: OKB-ja, fëmijët kokëprerë, të kryqëzuar, të varrosur për së gjalli
Isis vret, torturon e dhunon në mënyrë sistematike fëmijë e familje të grupeve minoritare
në Irak: kjo del në pah nga një raport i OKB-së botuar në Gjenevë. Fëmijët, njofton
me të dhëna dokumenti, në shumë raste edhe “kryqëzohen”, “vriten me kokëprerje” e
“varrosën për së gjalli”. Sot në Hagë një takim i nivelit të lartë, mbledh ligjdhënës,
anëtarë të gjyqit, përfaqësues të drejtësisë e të institucioneve qeveritare në nivelin
global për të diskutuar mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat njerëzore.