2015-02-05 14:03:04

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Soane Patita Paini Mafi


Imzot Soane Patita Paini Mafi, ipeshkëv i Tongës (Ishujt e Tongës), lindi më 19 dhjetor 1961 në Nuku’alofa, në ishullin e Tongatapu, dioqeza e Tongës.
Studimet e Teologjisë dhe të Filozofisë i kreu pranë Seminarit rajonal të Paqësorit, në Fixhi.
U shugurua meshtar më 29 qershor 1991.
Pas shugurimit meshtarak shërbeu si famullitar i Ha’apai (1992-1994) e Mëkëmbës i Përgjithshëm e famullitar në Nuku’alofa, nga 1995 në 1997.
Për dy vjet, nga 1998 në 1999, kreu studimet e larta në Psikologji pranë Kolegjit Lojola, në SHBA.
Si u rikthye në atdhe, shërbeu si Famullitar në Houma (1999-2000); më pas, si Profesor e formues në Seminarin rajonal të Paqësorit, në Fixhi e, nga viti 2003, si Zëvendës-Rektor i të njëjtit Seminar.
Më 28 qershor 2007 Ati i Shenjtë Benedikti XVI e emëroi ipeshkëv–ndihmës të Tongës (Mbretëria e Tongës)
Nga viti 2010 është Kryetar i Konferencës ipeshkvnore të Oqeanit Paqësor.
Me cilësinë e Kryetarit të kësaj Konference ipeshkvnore, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve kushtuar familjes (tetor 2014).








All the contents on this site are copyrighted ©.