2015-02-04 17:40:21

Vatikan: Kardinali Parolin, Mesdheu të kthehen në vend respekti e takimi


“Viteve të fundit Mesdheu është përballuar me shumë sfida, si të brendshme e po kështu edhe të jashtme. Këto sfida nuk janë vetëm brenda një vendi apo një tjetri kufiri kombëtar, por janë, realisht, sfida transkombëtare e transrajonale. Këndej asnjë Vend nuk mund të rri e të jetë i shkëputur nga situatat e Vendeve tjera e, në të njëjtën mënyrë, as rajoni mesdhetar, i goditur nga kriza e brendshme, nuk është i paprekshëm nga efektet e krizës së rajoneve kufitare, si Afrika subsahariane e Lindja e Mesme”. Kështu tha mes tjerash Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin në mesazhin e tij mbajtur në Sesionin e nëntë plenar të Asamblesë parlamentare të Mesdheut që përfundon sot në Mònako, në të cilin, kardinali Parolin uron që Mesdheu, prej mijëvjeçarësh vend takimi i kulturave dhe popujve, të mund të “rimëkëmbet” e të kthehet të jetë përsëri vend “respekti të anasjelltë dhe të bashkëjetesës paqësore”. Nga ana e saj, shtoi kardinali Parolin, “Selia e Shenjtë, vlerëson rastin për t’i dhënë mbështetje synimit të parë të kësaj asambleje të përfaqësuesve parlamentarë të rajonit mesdhetar, do të thotë promovimit të një dialogu politik bazuar mbi parimet e përbashkëta të të gjitha traditave e kulturave”.







All the contents on this site are copyrighted ©.