2015-02-04 12:20:54

Thirrje e Papës për Ukrainën: të marrë fund dhuna vëllavrasëse


Në audiencën e përgjithshme, Papa Françesku bëri përsëri thirrje për paqe në Ukrainë.
Edhe një herë, mendimi i Atit të Shenjtë shkoi me dhimbje tek populli i dashur ukrainas. Për fat të keq, pohoi, situata po keqësohet e kundërvënia ndërmjet palëve, po rëndohet gjithnjë më shumë.
“Lutemi sidomos, për viktimat, ndërmjet të cilave, shumë civilë, e për familjet e tyre e i kërkojmë Zotit të marrë fund sa më shpejt dhuna vëllavrasëse. Përsëris thirrjen time që të bëhet çdo përpjekje e mundshme, edhe në nivel ndërkombëtar, për rifillimin e dialogut, udha e vetme e mundshme për të risjellë paqen e harmoninë në këto troje të martirizuara.
Pastaj, jasht tekstit zyrtar, Papa shtoi:
Vëllezër e motra, kur dëgjoj fjalët ‘fitore’ ose ‘disafatë’ ndjej një dhimbje të madhe, një trishtim të madh në zemër. Nuk janë fjalë të drejta, e vetmja fjalë e drejtë është ‘paqe’. Vetëm kjo është fjalë e drejtë. Unë mendoj për ju, vëllezër e motra ukrainase… Po ju a nuk mendoni se kjo është luftë ndërmjet të krishterëve! Ju të gjithë keni të njëjtin pagëzim! Po luftoni të krishterë kundër të krishterëve. Mendojeni këtë, këtë shkandull! E të lutemi të gjithë, sepse lutja është protesta jonë para Zotit në kohë lufte”.








All the contents on this site are copyrighted ©.