2015-02-04 12:31:01

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Arlindo Gomes Furtado


Imzot Arlindo Gomes Furtado, ipeshkëv i Santiago de Cabo Verde (Arkipelagu i Kepit të Gjelbër), lindi më 15 nëntor 1949 në Santa Catarina, në dioqezën e Santiagos, në Kepin e Gjelbër. Studioi në atdhe e në Romë, në Biblicum, ku mori diplomën në Shkrimin Shenjt.
U shugurua meshtar më 18 korrik 1976.
Pas shugurimit meshtarak kreu shërbesën e Mëkëmbësit famullitar (1976-1978), të Kancelarit dhe Ekonomit dioqezan (1978-1984) e, më pas, atë të Kapelanit të banorëve të Kepit të Gjelbër në Vendet e Ulëta (1985-1986).
Nga viti 1986 deri më 1990 thelloi, në Romë, studimet e Shkrimit Shenjt.
U rikthye në atdhe, ku nisi punën si Profesor (1990-1996); Mëkëmbës i Përgjithshëm e më pas, Famullitar (nga 1996, deri më 2003).
Më 9 dhjetor 2003 Papa Gjon Pali II e emëroi Ipeshkëv, i pari në dioqezën e sapo themeluar të Mindelos.
Më 22 korrik 2009, Papa Benedikti XVI e emëroi Ipeshkëv të Santiagos të Kepit të Gjelbër.







All the contents on this site are copyrighted ©.