Papa Françesku: ta dëgjojmë Ungjillin e jo telenovelat, Jezusi është shpresa jonë.
Kundrimi i përditshëm i Ungjillit na ndihmon të kemi shpresën e vërtetë. Këtë nënvizoi
Papa Françesku në homelinë e Meshës së mëngjesit kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës
në Vatikan, duke na mësuar uratën e kundrimit. Ati i Shenjtë Bergoglio nxiti përsëri
besimtarët ta marrin çdo ditë në dorë Ungjillin, edhe vetëm për 10 minuta, për të
biseduar me Zotin, e të mos humbasin kohë duke shikuar telenovela apo duke dëgjuar
thashethemet e të afërmit. Kështu Papa propozon “uratën kundruese”, përqendrimin e
“vështrimit tonë mbi Jezu Krishtin” e mbi Ungjillit, e të mos humbasim kohë pas “thashethemeve”
e “telenovelave” të kota .