2015-02-03 15:15:26

Imzot Romero do të jetë i Lum, Françesku ia njeh martirizmin


Do të lartohet shumë shpejt në nderimet e elterit kryeipeshkvi i San Salvador, Oscar Arnolfo Romero Galdámez, i cili më 24 mars, 25 vjet më parë, u vra në San Salvador, ndërsa ishte mbi elter, duke kremtuar Meshën Shenjte. Papa Françesku autorizoi shpalljen e dekretit, që ka të bëjë me martirizimin e tij e nesër, në orën 12,30, kryeipeshkvi Vincenzo Paglia, postulator i Çështjes së Lumnimit, do t’u flasë mediave në Sallën vatikanase të Shtypit.
Në dekretet e miratuara nga Papa, figuron edhe njohja e martirizimit të shërbëtorëve të Hyjit, Michele Tomaszek e Sbigneo Strzalkowski, meshtarë të Urdhërit të Fretërve të Vegjël Konventualë, si dhe të Alessandro Dordi-t, prift dioqezan, të mbytur nga urrejtja për fenë në Pariacoto, Perù, më 9 e 25 gusht 1991. Njihen edhe virtytet heroike të Shërbëtorit të Hyjit, Giovanni Bacile, kryeprift dekan i Bisacquino-s, në Itali, që jetoi ndërmjet viteve 1880 e 1941.







All the contents on this site are copyrighted ©.