2015-02-02 12:37:44

Papa të enjten mbyll kongresin e Scholas occurentes


Papa Françesku, të enjten e ardhshme më 5 shkurt, në sallën e re të sinodit, në Vatikan, do të marrë pjesë në mbylljen e kongresit të IV botëror të edukimit të Scholas Occurrentes.
Dje, pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Bergoglio përshëndeti delegacionin e organizatorëve të këtij kongresi. Punimet e simpoziumit botëror mbi edukimin i Scholave Occurentes që kanë për temë “Përgjegjësia sociale edukative. Një angazhim i të gjithë protagonistëve” filluan sot e përfundojnë të më 5 shkurt.
Rezultatet e punimeve të këtij kongresi do të paraqiten për shtyp të mërkurën më 4 shkurt në selinë e Radio Vatikanit. Kujtojmë se Scholas Occurrentes janë një rrjet ndërkombëtar i shkollave jo vetëm fetare apo katolike, që lidhin mes tyre me dhjetëra mijëra studentë në vende të ndryshme të botës, dhe propozojnë një program edukativ bazuar mbi artin, sportin e teknologjinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.