2015-02-02 15:14:47

Papa kryeson Meshën Shenjte për Ditën Botërore të jetës së kushtuar rregulltare


Sonte, duke nisur nga ora 17.30, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, Papa Françesku do të kremtojë Meshën, në festën e Paraqitjes së Zotit në Tempull, në përkim me Ditën botërore të jetës së kushtuar rregulltare. Mesha do të fillojë me ritin e bekimit të qirinjve, kryesuar nga Papa. Ati i Shenjtë, duke mbajtur në dorë një qiri, do të drejtohet, me procesion drejt Elterit të Dëshmimit, i ndjekur nga një turmë e madhe rregulltarësh e rregulltaresh, që do të marrin pjesë në procesion me qirinj të ndezur në duar: është Festa e Zonjës së Qirave!







All the contents on this site are copyrighted ©.