Mesazhi i Kreshmëve i Papës Françesku: bamirësia është fytyra e Kishës
Të martën e kaluar u paraqit Mesazhi i Papës Françesku për Kreshmët 2015, me të cilin
Ati i Shenjtë i fton besimtarët të kapërcejnë indiferencën dhe pretendimet për gjithëpushtet,
duke i jetuar 40 ditët që na çojnë drejt Pashkëve, si udhë për formimin e përtëritjen
e zemrës. Në konferencën për shtyp, sekretari i Këshillit Papnor “Cor Unum”, imzot
Giampietro Dal Toso, theksoi:
Të krishterët, “ishuj mëshire” “Indiferenca
lind pikërisht nga qëndrimi i jetës, për të cilin tjetri nuk ekziston, prandaj, njeriu
mbyllet në vetvete. Edhe feja mund t’i nënshtrohet këtij kërkimi të vetvetes. Por
udha e Kreshmëve shërben për të shkuar përtej: të dalim nga vetvetja e ta jetojmë
fenë duke parë Krishtin e, në Krishtin, të gjejmë Atin Qiellor e vëllezërit”. Të
krishterët, tha prelati, duhet të jenë “ishuj mëshire”, ku njëri jeton për tjetrin.
Kisha, si korp i gjallë i atyre, që besojnë në Krishtin, duhet të përtërihet, të ndryshojë,
të rritet e të zhvillohet, sepse gjymtyrët jetojnë për hir të njëra-tjetrës, duke
u kujdesur për njëra-tjetrën.
Françesku në ndihmë për botën Organizmat
që e ndihmojnë Papën Françesku në projektet e bamirësisë janë Këshilli Papnor “Cor
Unum” dhe Karitasi Ndërkombëtar. Në veçanti, Këshilli Papnor “Cor Unum” impenjohet
në Haiti, që akoma vuan nga pasojat e tërmetit të janarit 2010. Kisha Katolike ka
shpenzuar 21,5 milion dollarë për rindërtimin e vendit. Gjithashtu, po ky Këshill
ndërhyn vazhdimisht në Lindjen e Mesme, sidomos në Siri e Irak, ku të krishterët janë
kthyer në letra loje, në duart e të pushtetshmëve të kësaj bote. Por “Cor Unum” është
i pranishëm edhe në Azi. Në Filipinet e sapovizituara nga Papa Françesku, Kisha Katolike
ka shpenzuar një milion dollarë për një qendër të madhe asistence për të rinj e të
moshuar. Megjithatë, nuk janë shifrat ato, që përbëjnë bamirësinë e Kishës, siç nënvizoi
në konferencën për shtyp, zv.sekretari i Këshillit Papnor “Cor Unum”, mons. Segundo
Tejado Munoz, ish-drejtori i Karitasit Shqiptar: “Bamirësia është mbi të gjitha
ajo pjesë “e pamatshme”, që përbëhet nga puna e vullnetarëve, nga angazhimi i njerëzve,
që personalisht, ia kushtojnë jetën ndihmës për të tjerët: është bamirësia e secilit
prej nesh, të cilën Papa na bën thirrje seriozisht ta nxjerrim në dritë në këtë Mesazh
Kreshmësh. Kjo është bamirësia! Ajo institucionale është vetëm maja e ajsbergut e
impenjimit në Filipine – për shembull – ashtu si në të gjitha vendet ku ndodh ndonjë
fatkeqësi e ku feja jonë na nxit të shërbejmë, të ndihmojmë, të rrimë me kë ka nevojë”.
Secili
të angazhohet personalisht Globalizimi i indiferencës, siç shkruan Ati i Shenjtë
në mesazh, duhet kapërcyer duke e dëgjuar britmën e atyre, që vuajnë nga varfëria,
mënjanimi apo shtypja. Këtë bën Karitasi Ndërkombëtar me 164 degët e veta, që veprojnë
në 200 vende të ndryshme, me 2 milion protagonistë në gjithë botën. Për t’iu përgjigjur
thirrjes së Papës Françesku për të mos e globalizuar indiferencën, Kisha do të jetë
natyrisht, në vijën e parë të frontit, por sidomos do të nxisë të gjithë të krishterët
ta konsiderojnë bamirësinë, ndihmën për të tjerët, pjesë të domosdoshme e normale
të jetës së tyre.