2015-01-30 12:20:28

Imzot Avgustini: katekizmi është formim në vlera shpirtërore


Këtë javë në Vatikan, pranë selisë së Këshillit Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri, u mbajt takimi dy ditor i Komisioneve ipeshkëvnore për Katekezë të Konferencave Ipeshkëvnore Katolike të Evropës. Në takim, morën pjesë Eprorët e Këshillit Papnor, Ipeshkvijtë presidentë të Komisioneve ipeshkëvnore dhe përgjegjësit kombëtar të zyrave katekistike të Shqipërisë, Austrisë, Francës, Gjermanisë, Anglisë, Irlandës, Italisë, Polonisë, Spanjës, Hungarisë, Çekisë, Sllovakisë, Danimarkës, Kroacisë e vendeve tjera. Në punime mori pjesë edhe një përfaqësues i Konferencës ipeshkëvnore të Turqisë. Po kështu ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Këshillit të Konferencave Ipeshkëvnore Evropiane, imzot Djuro Hranic, Presidenti i Këshillit për Katekezë të Këshillit të Konferencave Ipeshkëvnore Evropiane, dom Michel Remery e të tjerë.
Në emër të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, mori pjesë ipeshkvi i Sapës, imzot Lucjan Avgustini, si president i Komisionit të Kishës së Shqipërisë për Katekezë. Me imzot Lucjan Avgustini, në mikrofonin e Radio Vatikanit, flasim për këtë takim dhe katekezën e Kishës katolike në Shqipëri, që nga rënia e diktaturës ateiste të komunizmit e deri më sot, puna e bërë e sfidat, ta dëgjojmë.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.