2015-01-30 14:45:08

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Francesco Montenegro


Imzot Francesco Montenegro, kryeipeshkëv i Agrigento-s (Itali), lindi në Mesinë, më 22 maj 1946. Kreu studimet gjimaziale, liceale dhe filozofike e teologjike në Seminarin Kryeipeshkvnor të Shën Piut X të Mesinës.
U shugurua meshtar më 8 gusht 1969, me inkardinim në kryedioqezën e Mesinës.
Ndoqi kurset e Teologjisë baritore pranë Ignatianum të Mesinës; nga viti 1969 deri më 1971 ushtroi shërbesën meshtarake në një zonë periferike të qytetit; nga viti 1971 deri më 1988 ishte Sekretar i posaçëm i Kryeipeshkvijve imzot Francesco Fasola e imzot Ignazio Cannavò.
Më 1988-1998 shërbeu si famullitar i Famullisë së Shën Klementit, në Mesinë; ndërsa nga viti 1988, si Drejtor i Karitasit Dioqezan, Delegat rajonal i Karitasit dhe përfaqësues rajonal i Karitasit kombëtar.
Kreu edhe këto detyra: Mësues i besimit, asistent dioqezan i Qendrës Sportive Italiane, Drejtor dioqezan i Apostullimit të Uratës, Funksionar i Kapitullit të Arkimandriatit, Rektor i Kishës-Shenjtërore të Shën Ritës dhe Atë Shpirtëror i Seminarit të Vogël,
Ka qenë edhe Anëtar i Këshilit Presbiterial.
Nga viti 1997, deri në vitin 2000, ishte Pro-Vikar i përgjithshëm i Kryediqezës Mesinë-Lipari-Santa Lucia del Mela e, nga viti 1998, kanonik i Kapitullit Protometropolitan të Katedrales së Mesinës.
I zgjedhur në Kishën titullare të Aurusulianës, u emërua ndihmës i Mesina-Lipari Santa Lucia del Mela më 18 mars 2000, duke marrë shugurimin ipeshkvnor më 29 prill të të njëjtit vit.
Nga maji 2003, deri në maj 2008, ishte Kryetar i Karitasit Italian.
Më 23 shkurt 2008 Papa Benedikti XVI e emëroi Kryeipeshkëv Metropolit të Agrigento-s (Xhirxhento, për arbëreshët).
Nga viti 2003 është kryetar i Komisionit Ipeshkvnor për emigracionin dhe Kryetar i Fondacionit “Migrantes”.
Kur e pyetën si e priti lajmin e madh, u përgjigj:
“Posaçërisht me habi, sepse i papritur. Në të vërtetë e mora vesh pakëz me vonesë, sepse në atë orë po kremtoja e lajmi m’u komunikua pas meshe. Më çuditi pa masë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.